Kryeministri Edi Rama, për herë të parë pas shumë kritikave, është shfaqur i kënaqur me administratën e Doganave dhe Tatimeve.
Gjatë aktivitetit të organizuar nga Ministria e Financave, ku u prezantua faza e dytë e aksionit antiinformalitet, kreu i qeverisë tha se të ardhurat e tremujorit të parë të këtij viti janë shumë përtej objektivave të vendosur.
“Të ardhurat e tremujorit të parë të këtij viti janë shumë përtej objektivave të vendosura. Kemi arkëtuar 96 milionë më shumë vetëm nga Tatimet. Mbi 20% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Muaji mars, që dihet se është ndër muajt më të vështirë, u mbyll me realizim objektivash nga dy administratat me një rritje shumë të ndjeshme nga marsi i vitit të kaluar.
Në fund të këtij viti mund të kemi rezultatet impresionouese. Një përgëzim publik për Drejtorinë e Tatimeve dhe Doganave dhe posaçërisht për dy drejtueset se në publik marrin vetëm kritika. Puna është absolutisht e lavdërueshme, por jo për t’u kënaqur. Dhe një falënderim për sipërmarrësit e mëdhenj që iu bënë partnerë realë kësaj përpjekjeje”, tha Rama.





