Kryeministri Edi Rama e quan protestën e përfaqësuesve të Partisë Demokratike te parku i liqenit si një pretekst për të shfryrë inatin me qeverinë.
Nëpërmjet një statusi të shkurtër në Facebook, Rama shton se PD është pa vizion, pa program, pa ekip e pa lider.
“Vizion jo. Program jo. Ekip as bëhet llaf. Lider jo e jo. Shyqyr u gjet një park lodrash për kalamaj që të shfrysh inatin me qeverinë#VajmedetPD”, shkruan Rama.





