"EDI DI FERRO me palestër dhe spinaq mbyll vitin e fundit në pushtet."

Deputeti demokrat ka krahasuar kryeministrin e vendit me personazhin e filmave vizatimore Braccio di Ferro, pas deklaratës së Ramës paraditen e sotme se po nxitet një krizë artificiale.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD, Klevis Balliu, ndër të tjera shkruan se kriza e kryeministrit Rama ka filluar kurse krizës së shqiptarëve po i vjen fundi.

STATUSI I PLOTË

EDI DI FERRO me palestër dhe spinaq mbyll vitin e fundit në pushtet

Kryeministri me i palestruar se kurrë fizikisht, por fatkeqësisht për shqiptarët të detyruar ta dëgjojnë, kishte harruar të stërviste edukatën dhe intelektin. 
Në krizë të rëndë psikologjike dhe nën terror nga bandat, tashmë Rama nuk njeh më realitetin si paraardhësi i tij Enver Hoxha. 
Quan artificiale problemet e shqiptarëve, si ngritja e taksave, rritja e çmimit të ujit, rritja e çmimit të energjisë, varfëria ekstreme që ka pllakosur qytetarët shqiptarë dhe vdekjen e qindra të rinjve për aferat e drogës që e pasuruan atë dhe ortakët e tij Tahirin, Ahmetajn, Habilajt dhe nëpunësin e qeverisë Rama 1 Balilin. 
Signior Edi Di Ferro nuk është artificiale çështja Tahiri, çështja Habilaj, çështja Balili, çështja Beqaj apo çështja Gjebrea. 
Nuk është artificiale arratisja e drejtorëve të kriminalizuar të policisë në zonën tënde elektorale. 
Zoti Kryeministër në detyrë, një miku juaj thotë kur ju qeshni është dita me e keqe për ju. 
Fatmirësisht kriza juaj ka filluar kurse krizës së shqiptarëve po i vjen fundi. 
KËSHTU QOFTË PËR SHQIPTARËT NË 2018.