Kreu i opozitës Lulzim Basha u ndal kësaj here nga nga çadra e protestës tek rritja e taksës dhe shpërtheu sërish ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se shteti për të cilin flet është “shtet leshi”.
Sipas tij taksat janë rritur në kurriz të qytetarëve.
“Sa herë të thotë Rama do bëjmë shtet, e ka fjalën për shtetin e leshit, për shtetin e vetë që iu merr shpirtin shqiptarëve dhe pasuron një grusht hajdutësh”,- tha Basha.
Duke vijuar, ai shtoi se qeverisja në katër vite është bërë si ato telenovelat turke, ndërsa nuk nguroi ta krahasonte Ramën me një nga personazhet e telenovelave, Ezelin.
“Si quhen këto telenovelat turke, Ezeli? Po. Ezel për katër vjet, zogu, zogu, zugu, xhepat bosh, tavolinat bosh. Zogu, zogu u takuan, s’u takuan dhe dorën tek xhepi”.





