Gjatë fjalës së tij para emigrantëve shqiptarë në Athinë, Kryeministri Edi Rama u ndal tek marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Rama u shpreh se Shqipëria dhe Greqia duhet të ishin një shembull për të gjithë fqinjët e tjerë, por kjo nuk është arritur pasi në “tryezën e marrëdhënieve tona ndërshtetërore ri akoma në fuqi ligji i luftës së Greqisë me Shqipërinë.

Edi Rama: E për ta mbyllur me këtë pjesë Ati ynë themelues vazhdon megjithëse zhvillimet tona politike morën një drejtim tjetër nga ai i ndjenjave tona unë jam i bindur që dashuria e përbashkët për lirinë do t’i udhëheq ato drejt mirëkuptimit dhe krijimit të një kundërpeshë në gadishullin Ballkanik për të mirën e të gjithëve. Bravo, por merre me mend plaku i urtë i pavarësisë i ka botuar këto kujtime në vitin 1920 kur marrëdhëniet mes vendeve tona ishin bërë të vështira, dhe vizioni i Ismail Qemalit ishte përtej horizontit të kohërave që pasuan takimin e tij me mbretin e Greqisë. Lufta e Dytë Botërore e ndau Evropën në dysh dhe e shtyu deri në fundin e shek 20 mundësinë që të rikthehej ky vizion i atit tonë themelues në tryezën e marrëdhënieve të rivendosura mes dy vendeve pas shembjes së komunizmit.

Por iku edhe shekulli 20 dhe po vjen mesi i dekadës së tretë të 21 dhe në vend që Shqipëria dhe Greqia të ishin një shembull për të gjithë fqinjët e tjerë, që ta ndiqnin në tryezën e marrëdhënieve tona ndërshtetërore ri akoma në fuqi ligji i luftës së Greqisë me Shqipërinë. Ai ligj i 10 Nëntorit 1940 përcakton ç’bëhet me pronat dhe me shtetasit e vendeve në gjendje lufte dhe po atë ditë ligjërohet gjendja e luftës me Italinë dhe Shqipërinë. Në vitin 1047 Greqia ratifikon Traktatin e Paqes me Italkinë dhe gjendja e luftës mbaron dhe me Shqipërinë dekreti i gjendjes së luftës dhe për rrjedhojë pasojat e ligjit të luftës mbeten ne fuqi megjithëse të dyja shtetet kanë ratifikuar Traktatin e Miqësisë. Po si ka mundësi që mes dy shtetesh që kanë nënshtruar një Traktat të ri Miqësie që janë bashkë në NATO prej 15 vitesh të mos jetë shfuqizuar akoma gjendja e luftës bashkë me pasojat e një ligji lufte të 84 viteve më parë.

Në këto vite unë dhe qeveria jonë jemi përpjekur sa kemi mundur që ky absurditet të largohet nga tryezat tona dhe të adresohen sa me drejtë me dialog, mirëkuptim të gjitha çështjet mes dy vendeve tona edhe pse unë kam ndjenjën që nëse ka vullnet të mirë të gjitha mosmarrëveshjet mund të zgjidhen pa pritur që të kalojnë edhe 84 vite të tjera.