Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në samitin e Forumit Ndërkombëtar të TRT, i cili po mbahet në Stamboll, u shpreh se siguria globale është rrezik nga Rusia.
Kreu i qeverisë shqiptare foli për një platformë europiane për t’u përballur pasojat që vijnë nga lufta.
“Po e ndaj me ju bindjen time, se lufta në Ukrainë nuk lidhet vetëm me Ukrainë, por është një agresion ndaj të gjithë komunitetit euroatlantik. Kriza energjetike, inflacioni janë armët me të cilët agresioni rus po sulmon vendet demokratike. Ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, ne Ballkanin perëndimor, ka vende ku mbi 70% popullsisë mendon e Rusia nuk është një agresion dhe se Putini nuk është fajtor, por një lider që mund t’i besohet për sigurinë e kontinentit tone”, ka thënë Rama.
Për ruajtjen e stabilitetit në rajon, vlerësimet më të larta kryeministri Rama i ka për Angela Merkel dhe preesidentin turk, Erdogan, ndërsa shton se Turqia është çelësi për stabilitetin në Europë.
“Pa Merkelin, nderi i Europës nuk do ishte i sigurt. Ishte ajo që I hapi derën emigrantëve në Gjermani në krizën e madhe të Sirisë. Por, pa Erdogan, muret e Evropës nuk do të qëndronin në këmbë. Turqia është çelësi për stabilitetin në Europë. Nëse imagjinoni në një moment, që në një mënyrë të tmerrshme Europa dështoi dhe u mbrojt pikërisht nga Turqia”, ka thënë Rama.