Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë për rivalët e tij politikë, ndërsa theksoi se nuk kishte hyrë në politikë për të qenë një hu i gjatë.

Ai tha se kërkesat e minorancës ulëritëse për të bërë koka turku është pa themel logjik.

“Kush thotë se e kontrolloj unë SPAK-un, se prova është gjë e madhe, ka një problem edhe më të madh, se nuk ka se si ta pranoj dhe as ta tolerojë mendërisht se unë në politikë kam hyrë për të rrëzuar gjithçka që mundem. Ku të mundem, sa të mundem. Nuk kam hyrë për të qenë një hu i gjatë në radhën e atyre që bëhen kryetarë bashkie apo ministra dhe kryetarë partish. Në rastin më të mirë ikin nuk lënë gjurmë, dhe në rastin më të keq, i keni live, në çdo sahab, bëhen lajm për të ardhur keq. Shumica në këtë familje politike duhet të bëjnë punën e tyre me aq sa munden. Disa këtu i lënë fëmijët në gjumë dhe i gjejnë në gjumë, madje edhe nëna. Ndërkohë disa të tjerë flenë mbi dyshekët e puplave të korrupsionit. Nuk iu vë fajin për asgjë nga këto ditë natë se po të ishin në vendin tim do të bënin gjërat që bëj dhe na akuzojnë ne. Dy fjalë për përgjegjësinë morale; në vendet e zhvilluara ndodh që titullarët dorëhiqen edhe kur nuk janë përgjegjës. Morali; kush e ka radhën për t’u dorëhequr. Zyrtarët e lartë janë të gjithë sistemi ekzekutiv që ne drejtojmë. Kërkesat e një minorance ulëritëse për koka turku janë pa themel moral dhe themel logjik në funksion të luftës kundër korrupsionit, që nuk bën hapa para por pas.”, tha Rama.