TIRANË – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, shprehu solidaritet të plotë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas ngjarjes së sotme në Ankara, ku një shpërthim i fuqishëm u regjistrua para ambasadës amerikane. 

Nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social Twitter, kryesocialisti Rama u shpreh se "Shqipëria ka qenë, është e do të mbetet solidare me SHBA në çdo front të kësaj lufte të vështirë, por të pashpresë për forcat e errësirës". 

"Sulmi mbi ambasadën amerikane në Ankara është vazhdë e një lufte të dëshpëruar të forcave të errësirës kundër forcës simbol të botës demokratike",- thekson kryesocialisti Rama.