Kryeministri Edi Rama e ka nisur urimin e tij për 8 Marsin duke rrëfyer çfarë kishte dhuruar ai sot në këtë festë të grave.

Në nisje të fjalës së tij në Konventën e Gruas për 8 Marsin, Rama tha se sot kishte bërë 3 buqeta me lule për nënën e tij, për vjehrrën dhe për gjysmën e tij më të mirë siç e cilëson kryeministri bashkëshorten, Linda Ramën.

"Bëra tre tufa me lule, një për Anetën të cilës për fat të keq i ra të kishte një djalë që duhet të jetë i lidhur dhe ka të bëjë me burra që ajo s'do donte kurrë të kishte të bënte dhe së cilës s'do mund të jem asnjëherë aq mirënjohës sa meriton, se ndryshe nga tjerat ka një djalë të veçantë që djali i ka kaluar të 50-tat dhe çfarë nuk dëgjon për të. S’ka nënë që do donte t’i dëgjonte.

 
Së dyti, për atë që më bëri gruan, vjehrrën, dhe sot erdhi dita që Pandi (Pandeli Majko) dëgjon se kryeministri i dhuron lule vjehrrës. 

Dhe së treti, gjysmës sime më mirë të cilën sa më shumë kalon koha aq më e mirë bëhet", tha Rama.