Duke nisur nga dita e sotme, familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Laç, do të fillojnë të hyjnë në shtëpitë e reja.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale.

“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë që sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja, teksa plagët e rënda të tërmetit po shërohen një e nga një, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.