TIRANË, 18 dhjetor 2013 –Kryeministri Edi Rama do të japë qëndrimin e tij mbi vendimin e Bashkimit Europian sot në rrjete sociale. “Sot në 19.30 live tv dhe livestream në FB e Twitter, qëndrimi im për vendimin e djeshëm të BE për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë”, shkruan Rama po në këto rrjete sociale. 
Dje  pasi BE dha qëndrimin për Shqipërinë, Kryeministri Edi Rama nga Azerbajxhani ku ndodhej për vizitë zyrtare reagoi mbi çështjen që Shqipërisë iu shty marrja e statusit. 
Rama thekson se BE vlerëson arritjet e qeverisë. “BE: Kompromis mes arritjeve të Shqipërisë dhe ngërcit të brendshëm jashtë Shqipërisë. Vlerësohet lart puna e qeverisë, por vendimi në qershor”, shkruan Rama në "Facebook".