TIRANE, 01 mars 2013– Gjatë një aktiviteti të organizuar me të rinj në lagjen Kombinat, kreu i PS-së Edi Rama, ka shprehur domosdoshmërinë e largimit të të rinjve nga kazinotë dhe lojrat e fatit, duke ngritur infrastruktura moderne sportive për ta.

Pasi ka përfunduar kampionati i minifutbollit të cilën kryesocialisti e ka ndjekur, ai ka folur edhe për specifikat e programit të PS-së për të rinjtë.

Sipas Ramës, ato konsistojnë në ngritjen e infrastrukturave moderne, punësimin e mësuesve të sportit e më gjerë. "Sporti nuk duhet të depolitizohet. Ai nuk i përket politikës, por sportdashësve",- theksoi Rama.