Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas sulmit që kryeministri Edi Rama i bëri Zërit të Amerikës. Basha e ka cilësuar atë një akt të turpshëm dhe të dëshpëruar.
Reagimi i Bashës në Twitter:
Sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo. Fasada ra, tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij njëherë e mirë!





