Në fjalën e tij në parlament, kryeministri Edi Rama ka ironizuar tre opinionistët, Andi Bushati, Fatos Lubonja dhe Ylli Rakipi, për të cilët ka përmendur sërish termin "kadrinj".
"Na dalin nëpër televizion analistë, që po na mbajnë flamurin e intelektualizmit. Këta janë Andi Kadriu, Kadri Lubonja dhe Ylli Kadriu. Flasin tërë kohës, ndërsa realiteti është krejt ndryshe nga se deklarojnë dhe nxijnë ata", tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se sa iu takon kriminelëve në parlament, në grupin parlamentar të PS ka qenë vetëm 1 person që kapej nga ligji i dekriminalizimit.
"Kemi pasur vetëm 1 person nga PS që kapej nga i ashtuquajturi ligj i dekriminalizimit. Dy të tjerë kanë ikur sepse kanë kryer akte gjatë kohës që ushtronin detyrën. Opozita dhe analistët dalin e thonë se në PS janë 18 kriminelë. Ku janë 18 kriminelë? Askund", tha Rama.





