9 qershor 2015 – Kryeministri Edi Rama e quan sukses operacionin për të bllokuar paratë në pronësi të pronarit të Agon Channel, Françesko Beketi. “Dekriminalizimi, gjethe fiku qe bie e nxjerr cullak PD kur goditet krimi! Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente AgonCH një sukses!”, shkruan Rama në rrjetet sociale. Aktualisht Beketi është në kërkim për pastrim të parave, ndërsa drejtoresha e një banke të nivelit të dytë dhe financierja e kompanisë, pas arrestimit, u dërguan nga qelia në shtëpi, pasi kishin fëmijë të vegjël. Nga ana e televizionit që i janë bllokuar paratë, deklarohet se qeveria e sulmoi për shkak të oponencës që i bëhej.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





