Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e Partisë Demokratike, pas dorëzimit të mandatit nga Saimir Tahiri.
Kryeministri nuk i përmend emrin Tahirit, ndërsa shkruan vetëm inicialet e tij ST.
Me një gjuhë të ashpër, Rama shkruan “ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST?”.
“Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar?
Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe
Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë
”, shkruan Rama.
Kryeministri paralajmëron se ditët në vijim do të ketë të tjera operacione policore.
“Dhe nuk ka mbaruar jo, të tjera do pasojnë në javët që vijnë e jo se e kërkon Gjermania a bota,po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi!E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat,sado baltë të na hedhin dhe zjarre marazi të ndezin
”, shprehet Rama.





