Mëngjesin e sotëm u mblodh kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të mbajtur qëndrimin në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për çështjen Tahiri.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama sulmoi edhe prokurorët e çështjes.

"Pas akuzave të ngritura nga Prokuroria, për hir të së vërtetës me një vrap që do kishte hutuar edhe Ben Xhonsonin, me një paraqitje komike që do kishte rrëzuar edhe Mister Beanin, kësisoj, mbase shumëkush mund ta ketë pritur, por edhe më shumë e presin që unë t’i bashkohem qëndrimit haptazi dhe ngultazi të prerë të Saimir Tahiri, kundër një gjyqi farsë, që për hir të së vërtetës i ngjan një farse të inskenuar nga amatorë, inatçinj. Po jo, e kam bërë këtë rregullisht, i jam bashkuar atij haptazi dhe ngultazi kur ishte Ministër i Brendshëm, pa pushim, kur i bëhej i njëjti gjyq nga prokurorë dhe gjykatës të veshur si deputetë.

Ku u gjet ky zell i panjohur i një prokurorie të krimeve të rënda që nuk ka lëvizuar asnjë gisht që kur ka lindur. As për fakte e prova që dihen e shihen asiqare si shumë të dyshimta. Kurrë. Asnjëherë. Emër kaq i madh dhe bilanc memec. Në cilën epokë të gurit u gjet kurajoja për ti prerë faturën e burgut deputetit me katër fletë bakalli që do të ofendonin cdo bakall .. ku fatura mbaron me etj. dhe për llogari të kujt deshën tia shesin këtë faturë të arrestit me burg këta prokurorë. Kështu i  luftojnë kriminelët, me etj.. e pastaj i zgjidhim rrugës a ishte ti apo ishte tjetër. Ca jemi ne faturistët e arrestit për deputetë apo na dijnë ekspertë kontabël. Apo ne na erdhi në shteg saje qorri.. rrëzojmë qeverinë e krimit?"