Kryeministri Edi Rama i doli në mbrojtje kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë fjalës në Kuvend, Rama ka sulmuar SPAK duke thënë se po mban në burg pa prova Veliajn.

Më tej, Rama u shpreh se SPAK është kthyer tashmë në sportel ku lihen letrat e popullit.

“SPAK është bërë si sportel. Ka qenë një sportel pas kryeministrisë kur bënim stërvitje dhe aty liheshin; letrat nga populli. Kështu është bërë SPAK. Dhe Tony Blair keni çuar në SPAK. S’doli gjë! Tani çoni prapë Tony Blari se kush e di del ndonjë provë si ato që mbajnë në burg pa gjyq lali Erin, për të cilin janë shkruar tre volume”, tha Rama.