Nga qyteti ku kandidon për një mandat tjetër deputeti, kryeministri i vendit Edi Rama duket se po kalon momente të këndshme familjare. Në një ditë pushimi pas një muaji fushatë duke shëtitur në çdo qytet, Rama i është kthyer jetës familjare, duke kaluar një paradite me djalin e tij që bën 3 vjeç pas një muaji.
Kryeministri ka publikuar një video të bërë nga kamera e tij, ku shfaqet pikërisht Zaho duke luajtur me top. E me sa duket urimi që iu bëri shqiptarëve për një të shtunë të qetë e ka pasur që këtu frymëzimin.