Kryeministri Edi Rama është takuar sot me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në Tiranë. Takimi ka zgjatur rreth një orë dhe është zhvilluar në një lokal të kryeqytetit.

Nuk dihet konkretisht se cila ka qenë tema e bisedës mes dy liderëve, por sigurisht që çështjet për të cilat mund të flitet janë plot.

Duke nisur që nga çështja e tarifës së “Rrugës së Kombit” që ka zemëruar bizneset kosovare, po ashtu edhe deportimin e 6 shtetasve turq nga Kosova, si dhe vizitën e padëshiruar që çoi në arrestimin e shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç.

Vizita e presidentit të Kosovës nuk është njoftuar zyrtarisht, por bëhet me sa duket bëhet fjalë për një vizitë informale.