TIRANE, 25 korrik 2013 – Më pak se një orë ka zgjatur takimi mes kryetarit të PS, Edi Rama dhe kryetarëve të partive aleate në koalicionin "Aleanca për Shqipërinë Evropiane". Takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura, ka pasur në qendër të diskutimeve ndarjen e përgjegjësive në qeverisjen e re të vendit. Në përfundim të takimit, Rama u largua nga selia e PS, pa pranuar të prononcohej për mediat.Në takim morën pjesë, Paskal Milo i PSD-së, Petro Koçi i PSV 91, Ervin Mete i G-99, Spartak Ngjela i PLD-së, Artur Dojaka i AP-së, Zef Bushati i ADK-së, ndërsa Vangjel Dule i PBDNJ-së ka dërguar një përfaqësues në këtë takim. Ndërsa mungonte kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi.Kreu i Partisë Kristian Demokrate, Mark Frroku e cilësoi takimin e si mjaft të frytshëm, ndërsa theksoi se në mbledhje nuk u diskutua për ndarjen e posteve ministrore.Ndërsa Kryetari i PSV91, Petro Koçi, bëri të ditur se në takimin e sotëm u vendos që Gjergj Ndoji të jetë koordinatori mes aleatëve dhe PS dhe se në takim u rikonfirmua angazhimi për bashkëpunim mes të gjitha partive të koalicionit fitues. “U përcaktuan disa drejtime te qarta lidhur me kontributin në qeverisje të partive. Praktika e deritanishme e katandisje së shtetit në parcela partiake të mos jetë më. Partitë do të kenë kontributin e tyre në pjesën politike të administratës, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në përputhje me ligjin e nëpunësit civil”, u shpreh Koçi.