Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me fermerët e qarkut të Beratit. Rama u shpreh se takimi i sotëm nuk ishte takim elektoral por takim për të folur më shumë për sektorin. Ai tha se puna e bërë në këtë qark është voluminoze. Ai shtoi se sot bujqësia shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar. Rama u shpreh se në këtë dekadë qeveria ka mbështetur 547 projekte të infrastrukturës për ujitjen dhe kullimin dhe për mbrojtjen nga përmbytjen.
“Jemi në një pikë që eksporton në 50 vende të botës. Ky është një takim për të folur më shumë për sektorin sesa elektoral. Më në fund shoh Fatos Nurellarin bashkë më ne. I veshur me blu kuptohet. Kur shoh cfarë kemi bërë në këtë qark, është volumi i madh i një pune të përbashkët. Dua ta nis me një moment domethënës. Ne kemi marrë detyrën, kur sipërfaqja e ujitur ishte 120 mijë hektare, sot është 270 mijë hektarë. Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet më shumë se dyfish të tokës. Jemi në një qark që ka aktivitet të madh. Dhe ndër më aktivët në bashkëpunimin me strukturat tona përkatëse. Vetëm në këtë dekadë kemi mbështetur 547 projekte të infrastrukturës për ujitjen dhe kullimin dhe për mbrojtjen nga përmbytjen. Jemi duke nxitur mbështetje financiare për bashkëpunimin mes fermerëve.”, u shpreh Rama.