Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatët e PS-së për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit.

I rrethuar nga strukturat socialiste dhe kandidatët për 3 bashkitë e qarkut, kryeministri mbajti edhe fjalën para të pranishmëve, ku shfaqi dhe programin.

Në takimin që po mbahet buzë detit te Sfinksi, pasi kryebashkiakja Emiriana Sako bëri një prezantim të përgjithshëm të të gjithë kandidatëve, fjalën e mori Rama i cili theksoi se këto zgjedhje janë të rëndësishme për vendin dhe gjeopolitikën. Ai i krahasoi me atë që ndodhi me Shqipërinë në vitin 1992, tranzicionin, nisjen e pluralizmit dhe zgjedhjet e para demokratike që u zhvilluan.

“Ajo që ka ndodhur dhe që ju e dini është në BE Shqipëria dhe Mali i Zi, kjo për arsye gjeopolitike por në kushtet e sotme, për ne bëhet një çështje ekzistenciale e sigurisë dhe mbrojtjes së Shqipërisë ndërkohë që raportet e tjera siç e shikoni po lëvizin dhe ndryshojnë mes vendeve të tjera. Ka shumë njerëz që thonë se ky është muhabet kot se doni mandatin tjetër dhe krijoni lloj-lloj alibish. Ju duhet thënë që Mali i Zi i ka hapur negociatat në 2012-n, ne i kemi hapur zyrtarisht vetëm vjet pasi bëmë 1 vit procesin e screening dhe të diagnostikimit të të gjithë organizmit të shtetit për të gjithë problematikat. Sot ne jemi krah për krah me Malin e Zi, dy vendet që ata i shohin si më të mundshmet për t’u futur në BE. Serbia i ka filluar në 2014-n, dhe sot është mbrapa nesh. Kur kemi marrë ne detyrën ishim vrima e fundit e kavallit. Maqedonia është bërë kandidate për të hyrë në BE në 2005-n dhe akoma s’i ka hapur. Këto të dhëna janë për të treguar njerëzve që kjo nuk është çështje muhabet.”, u shpreh Rama.

Dhe më tej ai theksoi se arritja e mbylljes së negociatave në 2027-n do ishte një rekord më vete.

Nuk është muhabet ordiner por një çështje komplekse, jemi krenar, unë jam jashtëzakonisht krenar, sepse jemi në pararojë, vendet që vrapojnë më përpara, e jo vetëm kaq, por na është pranuar dhe kemi dakordësuar me BE-në që të gjitha negociatat t’i mbyllim brenda 2027-n, që do jetë rekord i hatashëm i të gjithë historisë së integrimit. Merita jonë është se jemi gjendur në kohën dhe vendin e duhur në këtë histori, të jemi të përgatitur kur të vinte momenti”, tha Rama ndër të tjera.

Kandidatët e PS-së janë si më poshtë (Lista e hapur dhe e mbyllur):