Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me shqiptarët në Milano, pas çeljes së fushatës elektorale.
Rama tha se tashmë është koha e Shqipërisë për t’u futur në BE.
“Është fundi i historisë sonë jashtë Europës, dhe para nesh kemi vetëm një datë, 11 majin dhe pastaj kemi vetëm një mandat, katër vjet për të fituar bastin historik me Europën për Shqipërinë dhe Shqipërinë për Europën.
Sot është dita e shqiptarëve, dhe ky është muaji i ndarë mes prillit dhe majit, dhe kjo është dekada e ardhjes së fatit Europian të Shqipërisë në dorën tonë. Çdo prind që jeton në Itali apo gjetkë dhe do t’u lërë fëmijëve diçka të jashtëzakonshme, është mundësia për ta bërë realitet, për të bashkuar Shqipërinë e socialistëve dhe demokratëve në sofrën e BE ”, tha Rama.