Ndërkohë që Rama ndodhet në Athinë në takimin me emigrantët, ka ardhur edhe një reagim nga Fredi Beleri.
Nëpërmjet një mesazhi nga burgu, ai e konsideron këtë takim “si një provokim”.
Kandidati për eurodeputet i Partisë Demokracia e Re në Greqi dhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës shprehet se sot bëhet pikërisht një vit nga arrestimi i tij.
Sipas tij, Rama zgjodhi këtë ditë pasi e ka shqetësuar nominimi i tij.
“Ai dëshiron të provokojë Greqinë, të bëjë një shfaqje force brenda Shqipërisë dhe të ulë moralin e grekëve në rajon. Ai nuk do t’ia dalë. Askush nuk mund të luajë me krenarinë dhe dinjitetin e helenizmit”, përfundon mesazhi i Fredi Beleri.