Kryeministri Edi Rama ndodhet prej disa orësh në kalatën nr.4 të portit të Durrësit në një takim sekret me miliarderin britanik, Nathainel Rothschild.
Burime për "DurrësLajm" bëjnë të ditur se kreu i qeverisë është në takim me miliarderin britanik që prej orës 13:00, në jahtin e këtij të fundit.
Jahti "Planet Nine" i Rothschild ka mbërritur në portin e Durrësit mëngjesin e kësaj të hënë rreth orës 07:00.
Jahti superluksoz është i gjatë 73 metra dhe ka një vlerë prej 100 milionë eurosh.
Nuk dihet ende arsyeja e vizitës së miliarderit britanik në vendin tonë dhe detaje rreth takimit të tij me kryeministrin Rama.