Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet sot në Davos, është takuar ndër të tjera edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Rama njofton se ai dhe lideri i Ukrainës nënshkruan një marrëveshje për fushën e sigurisë.

Davos – Me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”, – shkruan Rama krahas fotove që ka postuar në Facebook.

Kryeministri Edi Rama, ka shkoi në Davos, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. Më herët ai u takua edhe  me Christine Grahn, drejtuesen e Marrëdhënieve me Qeveritë, Politikën Publike të TikTokut për Europën.

Gjatë takimit me Grahn, Rama parashtroi shqetësimet që çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria. Kryeministri bëri të ditur se në takim u njoh po ashtu mbi rrugët e mundshme të adresimit të këtyre shqetësimeve nga ana e kompanisë.