Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij holandez Mark Rutte këtë të mërkurë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare thotë se të dy liderët janë në një mendje të përbashkët për domosdoshmërinë e solidaritetit me Shqipërinë.

“Me kryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Mark Rutte, krejt në një mendje për domosdoshmërinë e solidaritetit me Shqipërinë, në këto momente dramatike të jetës së vendit”, thotë Rama, i cili postimin e tij e shoqëron me hashtagun “Ti nuk do jesh kurrë vetëm” dhe me një video të takimit.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër në kuadër të një samiti mes udhëheqësve të NATO-s për të shënuar 70-vjetorin e themelimit të aleancës ushtarake.