Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pragë, ku është takuar me Presidenten e rizgjedhur të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. 

Ai ka ndarë disa foto me Presidenten e KE, ku vetë kreu i qeverisë shoqërohet nga ministrat Blendi Gonxhja dhe Petrit Malaj. 

Rama do të marrë pjesë në Konferencën e Liderëve Europianë në kuadër të punimeve të forumit GLOBSEC. 

Kreu i qeverisë Rama pritet që në takimin me liderët evropianë të lobojë edhe në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe nisjen e shqyrtimit të kapitujve. 

“Pragë – Me Ursula von der Leyen, Presidenten e saporizgjedhur të Komisionit Europian, për piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane”, ka shkruar Rama.