Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Bruksel dhe gjatë ditës së sotme është takuar me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Presidenti i ri i KE-së organizon një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe krerët e rinj të BE-së, Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim. Gjatë këtij takimi pritet të diskutohen tema që lidhen me bashkëpunimin e BE-së me rajonin.