Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në zyrat e kompanisë “Pfizer”, me drejtorin ekzekutiv të kësaj kompanie, Dr.Albert Bourla.
Në postimin e tij në rrjetet sociale në krah të fotos me drejtorin e “Pfizer”, Rama shkruan se një vit më parë ai i hapi dyert Shqipërisë, duke i mundësuar nisjen e vaksinimit kundër koronavirusit përpara të tjerëve në rajon.
“Në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer në Nju Jork, me drejtorin ekzekutiv Dr.Albert Bourla, i cili na hapi dyert një vit më parë duke na mundësuar nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon dhe duke na e lehtësuar ndjeshëm luftën me Armikun e Padukshëm”, shkruan Rama.






