Tiranë, 10 shtator 2014  – Në kuadër të takimeve në Kinë, Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun kinez Li Keqiang. Gjatë këtij takimi Li Keqiang theksoi se mes dy vendeve do të ketë bashkëpunim për projekte të mëdha. 

“Kina ka miqësi tradicionale me Shqipërinë. Të përparojmë në bashkë-punimin me Shqipërinë. Bashkëpunim mes vendeve për projekte të mëdha”– është shprehur kryeministri kinez Li Keqiang.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve do të shtrihet në infrastrukturë dhe se ekziston një plan për ndërtimin e një autostrade Shqipëri- Maqedoni. 

Kryeministri Rama, nga ana e tij, ka theksuar se Shqipëria i mirëpret investitorët kinezë. Ai u shpreh se projektet mes dy vendeve janë lidhur në mënyrë të qëndrueshme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/