Kryeministri Edi Rama ka takuar aktorin me famë botërore Leonardo di Caprio, gjatë samitit që po mbahet në Skoci për ndryshime klimaterike.

Në rrjetet e tij sociale kryeministri ka postuar një foto të shkrepur gjatë momentit teksa ishte duke biseduar me Di Caprio-n për çështjen e lumit Vjosa.

“Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës😀😍 @leonardodicaprio.”,- shkruan Rama krahas fotos me aktorin.

Kujtojmë se aktori më herët i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri.