Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të premte me Presidentin francez Emmanuel Macron.

Kreu i shtetit francez është dhe njëri ndër politikanët që është shprehur hapur kundër integrimit dhe zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimi Evropian. Verdikti i Macron, së bashku me pozicionin e pandryshuar të disa shteteve të tjera në lidhje me integrimin e Shqipërisë, e mbajtën vend sërish një hap larf hapjes së negociatave.

Rama shkruan në rrjetin social se ka takuar Macron ku dhe ka diskutuar për vizitën e tij të prishme në Tiranë.

“Me Presidentin Macron për bashkëpunimin dypalësh dhe vizitën e tij të pritshme në Tiranë????????????????????”, shkruan Rama në “Instagram”, ndërsa përshkrimin e shoqëron edhe me takimin e përzemërt me të parin e Francës, Macron.