Më 15 shkurt, kryeministri Edi Rama do të takojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.
Ky do të jetë takimi i dytë mes Edi Ramës dhe sekretarit Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.
Kujtojmë se Kryeministri Rama do të jetë në SHBA, pasi do të marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit në OKB.





