Kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Bruksel.

Takimin ai e ka bërë të ditur në rrjetin social “Instagram”, e quan Sekretarin Rutte një mik të veçantë dhe mbështetës të paepur të Shqipërisë.

Krahas fotos, Kryeministri Rama shton se ky është takimi i parë me Rutte si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s pas 14 vjetësh në krye të qeverisë holandeze.

“Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë hollandeze”, – shkruan Rama.