BRUKSEL, 20 shkurt 2013– Kryetari i PS, Rama takon kreun e grupit të majtë në PE Hannes Swoboda, takim që është zhvilluar në Bruksel. 

Sipas selisë rozë mësohet se gjatë takimit, Swoboda ka deklaruar se Berisha duhet të largohet, duke e konsideruar atë si autorin e bllokimit të Shqipërisë dhe integrimit.

Teksa kryetari socialist Edi Rama shprehet se Europa duhet të garantojë lirinë e zgjedhjeve. 

Sipas tij, qeveria e re do të integrojë Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Madje në rrjetin social Twitter Rama shkruan ‘Me kryetarin e grupit europarlamentar socialist Hannes Swoboda sapo folëm për mbrojtjen ndërkombëtare të zgjedhjeve.’