Kryeministri Edi Rama ndodhet në Skoci ku do të marrë pjesë në samitin për ndryshimin e klimës, ku dhe është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Të dy liderët shihen duke konsumuar një kafe gjatë qëndrimit të tyre në samit dhe mësohet se presidenti serb ka vënë në pikëpyetje takimin që ishte planifikuar të mbahej në Beograd për “Ballkanin e Hapur”, pas dorëheqjes së kryeministrit maqedonas Zoran Zaev.
“Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur. A duhet ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin në Beograd, duke pasur parasysh ngjarjet në Shkup? Me @ediramaal në Glasgow.”,- shkruan Vuçiç në rrjetet sociale.





