Teksa opozita e bashkuar po proteston para Kuvendit, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në parlament ka ironizuar deputetët e PD-së dhe LSI-së të cilët qëndruan në Parlament dhe nuk zbatuan vendimet politike të pakicës për të djegur mandatet.
Rama ka thënë në Kuvend se deputetët që nuk dogjën mandatet, nuk duhet të bëjnë sikur s’janë njësojë si ata që që janë në shesh.
“Mos bëni sikur s’keni lidhje me ata, se ju jeni njësojë si ata. Ata ju anatemojnë juve se dolët me të zgjuar se ata. Ata dolën jashtë, tani shtyjnë policët që të futen prapë në Parlament. Ata dolën nga Parlamenti se u mbaruan llafeve, vezët dhe boja dhe boje dale vendosën që të ikin në rrugë. Duke dalë në rrugë donin të merrnin zvarrë Shqipërinë dhe parlamentin dhe axhendën europiane. Dolën në rrugë se janë mësuar të fitojnë pa qenë shumicë. Kryetari i zotit Murrizi edhe pse e mohon, por ai është miku im, por edhe është kryetari i Murrizit, Lulzim Basha. Ne mundëm Berishën me Topallin dhe Bodën, dhe s’do mundim dot Lulzim Bashën me Gaz, Gaz si e ka ai, Gaz Salianjin dhe me Ervin Dumën", tha Rama.





