Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka sulmuar sot rivalin e tij politik, Lulzim Basha me anë të një fotoje tallëse.
Rama ka postuar këtë fotomontazh që shihni në imazhin kryesor, ku lideri i opozitës shfaqet i buzëqeshur me një shishe birre në tavolinë.
“Unë s’para bëhem kryetar Partie, ama kur bëhem, sigurohem ta fundos atë”, shkruhet krahas fotos, ku kryeministri e shoqëron dhe me disa ikona duke qeshur me lot.
Rama e ka vënë edhe herë të tjera në lojë Bashën duke përdorur statuse ironike, por ky reagim i sotëm me këtë lloj fotomontazhi të ‘rëndë’, vjen vetëm pak orë nga skadimi i afatit që partitë të regjistrojnë kandidatët e tyer për zgjedhjet e 18 qershorit, dhe opozita ka vendosur t’i bojkotojë ato.





