Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur me një postim ndryshe në profilin e tij zyrtar në Instagram.
Ai ka shfrenuar fantazinë dhe ka postuar një videomontazh ku shihet Lulzim Basha dhe Sali Berisha duke u përqafuar dhe në momente relaksi, si një "çift të dashuruarish".
Rama e ka shoqëruar këtë postim me disa emoji që qeshin me lot, ndërsa një ditë më parë ai kishte postuar sërish disa videomontazhe, po me liderin dhe ish-liderin e opozitës.





