Kryeministri Edi Rama është tallur me kërcënimet e Monikë Kryemadhit dhe Petrit Vasilit, që i kanë kujtuar atij fundin e Esat Pashë Toptanit.

"Monika më kujton më shumë Eleonorën e Selitës, se sa Avni Rustemin, me thënë të drejtën", ka thënë Rama me ironi.

Personazhi  me të cilën Rama ka krahasuar kryetaren e LSI-së ka qenë mjaft e njohur deri disa vite më parë në kryeqytet, sepse ajo ishte vetëshpallur "shenjtore" dhe kishte krijuar një sekt në Selitë, ku pretendonte se fliste me zotin dhe mund të bënte mrekulli.