Tiranë, 18 gusht 2014 – Kryeministrit Rama do të flasë. Ai ka bërë të ditur sot se do i përgjigjet të gjitha pyetjeve të çdo qytetari në një konferencë për shtyp.
Konferenca pritet të zhvillohet ditën e enjte më 21 gusht. Rama do të jetë njëherësh në TV, Twitter&Facebook, prandaj fton qytetarët ta pyesin.
“Të enjten 21 gusht 12.00 live TV dhe Twitter&Facebook live konferencë shtypi nisni të çoni çdo pyetje që keni me hashtag #PyetKryeministrin”, shkruan Rama.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





