Burime nga mbledhja e Kryesisë së PS-së bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendimi i Presidentit për të anuluar datën e zgjedhjeve vendore ka qenë i pritshëm.
Mësohet se Rama ka thënë para socialistëve se në seancën plenare të ditës së enjte do të finalizohet me rezolutë shkarkimi i Presidentit Meta.
"Vendimi i presidentit ishte i pritshëm! Ne jemi Republikë Parlamentare, jo Presidenciale. Ndaj asgjë nuk na ndal të vijojmë përpara më 30 qershor. Të enjten debat shumë i gjatë parlamentar. Të shpalosim të gjitha argumentat kundër këtij vendimi të Presidentit. E enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e tij. Duhet të fokusohemi te 30 qershori. Jemi në mes të lojës. Pas debatit çështja diskutohet në KQZ e më pas do kalojë në Kolegj. Fokusi jonë 30 qershori." -mësohet të jetë shprehur Rama.





