Kryeministri Edi Rama këtë fundjavë, së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar është vendosur në qarkun e Elbasanit, si pjesë e fushatës së llogaridhënies.
Kryeministri i nisi takimet me pjesëmarrjen në Panairin e Punës, ku kërkohen punonjës për 1567 vende të lira pune të kategorive të ndryshme.
Rama u kërkon të papunëve t’i drejtohen Zyrave të Shërbimit Kombëtar të Punës, që sipas tij, janë struktura që mundësojnë ndërmjetësim për punësim real, përfshirë këtu dhe shumë individë nga familje të dala prej skemës së ndihmës ekonomike.





