Kryeministri Rama gjatë një vizite në Prezë në një familje, ku u shtrua për drekë, tregoi se çfarë bën pasi mbaron të gjitha punët.  

“Nuk shoh as Tv dhe nuk lexoj as gazeta. Çdo mëngjes më sjellin një përmbledhje për të parë se çfarë ndodh gjatë ditës, për t'u informuar. Dhe pasi iki në shtëpi në darkë, bëj ato punët e mia për të nesërmen dhe më pas shoh veç filma. Se tv janë si ato pijanecët, por të dehin me llafe se janë esëll”, -tha ai.