Pamjet që shihni tregojnë momentin kur kryeministri Edi Rama tenton që të futet në makinën e tij, por ka qenë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ai që e kthen nga rruga.

Kreu i qeverisë shfaqet duke biseduar me Manjën, ndërkohë që të dy socialistët ishin të pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së që u mbajt sot në Kryesinë e Kuvendit.