Në një kohë kur opozita ka nisur protestat për të vënë në zbatim aksionin për mosbindje civile ndaj qeverisë, kryeministri Edi Rama ka folur nga Kuvendi për taksën në Rrugën e Kombit.
Kryeministri tha se u ka kërkuar ndjesë banorëve të zonës që preken nga tarifa në këtë rrugë, ndërsa sipas tij nuk do nisë sistemi i pagesës pa pasur më parë një zgjidhje të pranueshme për banorët e zonës së Kukësit.
Opozita e ka humbur rrugën dhe kërkon të tërheqë sa më shumë njerëz në rrugën e saj pa krye. Nuk kemi bërë sa duhet, jo sepse kemi qenë indiferentë apo kemi lënë me vetëdije në harresë impaktin negativ që ka shkaktuar kështu siç është paraqitur dhe është manipuluar vendosja e pagesës në shpirtrat dhe mendjet e atyre që jetojnë në atë zonë. U kam kërkuar ndjesë publike banorëve të zonës, por jemi nisur thjesht nga praktika ndërkombëtare dhe duke qenë një eksperiencë e parë dhe nuk kemi qenë të përgatitur sa duhet ka pasur këtë impakt. Ne nuk do fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme për banoret e asaj zone."





