Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, përmes një postimi në Twitter është shprehur se aplikimi i fashës 800 khw do të nisë pas javës së parë të nëntorit, me arsyetimin se ka rënë niveli i Fierzës për shkak të mungesës së reshjeve.

Faturimi i energjisë nis pas javës së 1 të muajit. Me një situatë jo të mirë hidrike, kur niveli i Fierzës është më pak se 268m, por me pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim & bazuar në uljen 6.2% të konsumit, do të analizojmë cdo detaj, para vendimit për fashën mbi 800këh”, shkruan Balluku.