1 qershori ishte afati i fundit i deklaruar nga kryeministri Rama, si datë kur do të inagurohej “Veliera” e shumëpërfolur e Durrësit.
Ndonëse dita e fëmijëve u festua e shkoi ditën e shtunë, inagurimi i vetëm që ndodhi ishte ai i Qendrës Kulturore të Fëmijëve, që u rikonstruktua pas dëmve të shumta në infrastrukturë prej tërmetit të 26 nëntorit.
Lidhur me këtë ka reaguar urbanisti dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ardian Muka.
“Prej 8 vitesh kjo monster celiku e betoni vazhdon te marre fonde publike duke mos i dhene asgje qytetit, perkundrazi”, shkruan ndër të tjera Muka në një postim në rrjetet e tij sociale.
Postimi i plotë:
Me 1 qershor do ta inugurojme tha kryeministri Velieren ne Durres ,per festen e femijeve ,por si gjithnje nuk percaktoi vitin se kur !!!
Erdhi dhe 1 qershori dhe asgje nuk ndodhi ,dhe tani po e kuptojne dhe femijet qe kane nje kryeminister genjeshtar !!
Prej 8 vitesh kjo monster celiku e betoni vazhdon te marre fonde publike duke mos i dhene asgje qytetit ,perkundrazi :
-deformoi nje situate urbane te nje sheshi historik pjese e nje ansambli arkitektonik bashke me bulevardin dhe sheshin para bashkise
-shkaterroi arkeologjine duke bere te humbasin gjurme shume te rendesishme ne historine e Durresit mijevjecar
-ju mbivendos nje veper monstruoze mbi thesaret e qytetit ,Torres veneciane ,mureve rrethuese ,portes hyrese antike
- ne vend qe te lehtesohej ,sic na u servir ,u perkeqesua levizshmeria e mjeteve ne gjithe kete zone ,duke sjelle veshtiresi ne trafik e ndotje ne ambjent
- nje shperdorim masiv fondesh publike ,me rreth 10 milione euro ,ne nje qytet qe ka nje mije e nje halle e qe mund te kishte zgjidhur nje pjese prej tyre me keto fonde
Dhe durrsaket e urte do vazhdojne te presin 1 qershorin e radhes per inaugurimin e kucedres qe i ngulen ne nje nga sheshet me simbolike te qytetit ,dhe une ,kundershtar i ketij projekti qe nga dita e pare ,do vazhdoj te denoncoj me shpresen qe bashkeqytetaret do me degjojne e kuptojne ne keto qe po them e shkruaj !!
Te diele te mbare !!
2 qershor 2024





